Kushtet e përdorimit
a) Të përgjithshme
Me qasjen në këtë faqe të internetit ju i pranoni kushtet e vlefshme përkatëse të përdorimit të pakufizuar. Nëse nuk pajtoheni tërësisht me këto rregulla, ne ju lutemi që të largoheni nga kjo faqe.
Kjo faqe e internetit kontrollohet nga pronari i medias dhe përdoret për të paraqitur shërbimet e saj dhe ato të palëve të licencuara të emëruara (shih Deklaratën e Autorësisë)
Email: Nëse ju e bëni një kërkesë tek ne, atëherë ne do t’ju përgjigjemi me email, dhe ju gjithmonë keni mundësinë që të na informoni nëse keni dëshirë që të pranoni informacione tjera nga ne. Ne e respektojmë të drejtën tuaj për privatësi!
Nëse e përdorni kontaktin nga kjo faqe, kërkesa dhe informatat për ju do t’i kalohet drejtpërdrejt palës sonë të licencuar. Nëse dëshironi që të kontaktoni drejtpërdrejt me pronarin dhe kontrolluesin e kësaj faqeje të internetit, ju lutemi që të përdorni të dhënat e autorit.
b) E drejta e autorësisë mbi këtë faqe të internetit / e drejta e autorit / mbrojtja e markës tregtare
Kjo faqe e internetit, ashtu si edhe përmbajtja e saj (duke përfshirë shkarkimet e mundshme, pa përjashtuar tekstin dhe fotografitë) sipas të drejtës së autorit janë pronë intelektuale e Grapos apo palëve të treta. Nëse nuk është theksuar ndryshe, të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Asnjë e dhënë nga kjo faqe, posaçërisht tekstet, fotografitë apo tingujt nuk mund të shumëfishohen, publikohen apo përdoren në ndonjë mënyrë tjetër pa pajtimin paraprak me shkrim të Grapos. Të gjitha pjesët e faqes së internetit janë të dedikuara për përdorimin privat nga përdoruesi final ose në rast të publikimit eksplicit. Ndalohet rreptësishtë çdo ndryshim i përmbajtjes së publikuar në këtë faqe të internetit.
Çdo përmbajtje që paraqet një markë të tregtisë, logo apo karakteristikë tjetër, është markë e regjistruar ose e paregjistruar e Grapos, ose e palëve të treta, dhe ndalohet përdorimi i tyre pa leje.
c) Siguria e të dhënave
Nëse ju na dërgoni të dhëna personale, duke përfshirë adresën e emailit, ato përdoren në pajtim me kushtet vijuese: të dhënat, të cilat na i dërgoni, për të kërkuar informacione për klientë (p.sh. broshura apo katalogë), ne do ti regjistrojmë dhe ruajmë ato. Kjo na mundëson që ne t’iu përgjigjemi kërkesave tuaja. Ne, po ashtu, rezervojmë të drejtën që t’ju regjistrojmë nëse ju lexoni informacione apo shkarkoni dokumente nga faqja jonë. Kjo, ndër të tjera, na mundëson që t’ju ofrojmë informacione të sakta për ju. Po ashtu, në këtë mënyrë ne e shohim sesi frekuentohen në faqen tonë shërbimet tona të informacionit.
Ne nuk i shesim të dhënat personale, të cilat i kemi marrë dhe ruajtur nga ju. Ne ju sigurojmë se do t’i trajtojmë të dhënat tuaja në pajtim me rregullat ligjore në fuqi mbi sigurinë e të dhënave. Ju pajtoheni me ruajtjen dhe procesimin e të dhënave për qëllim të mbështetjes tuaj individuale, për marketing dhe qëllime të studimit të tregut, si dhe për t’ia kaluar ato kur është e nevojshme në lidhje me këto detyra, ofruesit të shërbimit dhe Grapos. Në rast se dëshironi që të anuloni, kufizoni ose korrigjoni të dhënat tuaja, apo ka ndonjë kontradiktë kundër përdorimit të të dhënave tuaja, ju lutemi që të kontaktoni Grapos. Pajtimi juaj në lidhje me këtë mund të tërhiqet në të njëjtin vend në çfarëdo kohë.
d) Mohim
Informacioni në këtë faqe të internetit është paraqitur në bazë të njohurive tona më të mira dhe vjen nga burime që konsiderohen të besueshme. Ne nuk jemi përgjegjës për saktësinë e informacionit në këtë faqe të internetit apo për tërësinë dhe vërtetësinë e tij, andaj nuk mund të paraqiten pretendime në lidhje me këtë.
Përmbajtja e kësaj faqeje mund të ndryshojë në çdo kohë, dhe do të jetë e hapur në këtë formë për të gjithë, në çdo kohë pa asnjë garanci. Ju pajtoheni që do ta përdorni këtë faqe të internetit nën përgjegjësinë tuaj. Aq sa ligjërisht është e pranueshme, ne përjashtojmë përgjegjësinë për çdo lloj dëmi që lind nga përdorimi i drejtpërdrejt ose i tërthortë i kësaj faqeje dhe informacionit që është paraqitur në të.
e) Hipervegëzat
Kjo faqe e internetit mund të përmbajë vegëza të faqeve tjera të internetit. Grapos nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen dhe përdorimin e faqeve të tilla të internetit apo informacioneve në to. Grapos nuk është përgjegjës për asnjë dëm që shkaktohet nga përdorimi i faqeve të tilla të internetit. Përgjegjësia e mbrojtjes së sistemit tuaj nga viruset (“krimbat”, “kali i Trojës”), apo dëmet e tjera në sistemin tuaj u takon juve. Ju duhet të kujdeseni për sistemin tuaj duke përdorur programe të përshtatshme të mbrojtjes.
f) Ndryshimi i këtyre kushteve
Grapos rezervon të drejtën që t’i ndryshojë këto kushte në çdo kohë. Versioni i fundit është i obligueshëm.
g) Legjislacioni dhe gjykata përgjegjëse
Legjislacioni austriak dhe gjykata në Graz të Austrisë do të jenë përgjegjëse ligjore.
h) Çmimet/shitjet jo të drejtpërdrejta për publikun
Të gjitha çmimet janë të paraqitura në EURO, në vlerën neto, pa TVSH, pa tarifat e transportit, nga fabrika Lanach.
Ne ua shesim prodhimet tona vetëm tregtarëve dhe jo konsumatorëve në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve privat (KSchG).
Ju lutemi, të keni parasysh se për transaksionet ligjore të cilat arrihen me palët e licencuara të Grapos, zbatohen ekskluzivisht termat dhe kushtet e palës së licencuar.
Për të gjitha transaksionet ligjore të cilat arrihen në mes të konsumatorëve dhe palëve të licencuara të Grapos, zbatohen ekskluzivisht termat dhe kushtet e palës së licencuar.
Kjo vlen edhe për të gjithë informacionin për përdorimin e formularit kontaktues në këtë faqe të internetit.





Comments are closed.