Shijojeni me ndërgjegje të pastër nga gota
Si një kompani inovative, ne synojmë vazhdimisht që t’i përmirësojmë prodhimet dhe teknologjinë tonë – në bazë të nevojave të klientëve tonë dhe në harmoni me mjedisin tonë.
Universiteti Teknik i Gracit e ka përllogaritur gjurmën ekologjike dhe gjurmën e CO2 të konceptit tonë të pijeve Grapos. Ne ishim të sigurt se do të dilnim mirë. Mirëpo, ne kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme:
Studimi (realizuar në vitin 2012):
“Compare the ecological footprint and the CO2 footprint of a glass of “Grapos soft drink” served to the guest in a restaurant to an equivalent drink out of a bottle”
“Krahaso gjurmën ekologjike dhe të CO2 të një gote të “Lëngut Grapos” që i shërbehet një mysafiri në një restorant me pijen e barasvlershme në shishe”
Krahasimi i tregon të gjitha:
Gjurma jonë ekologjike është 90% më e ulët se tek pijet në shishe, ndonëse vet shishja është përllogaritur të ketë një cikël jete 50. Edhe gjurma e CO2 është 90% më e ulët se tek pijet në shishet e ripërdorueshme.
UT Grac – përmbledhja:
Një ilustrim i vogël:
Nëse të gjithë austriakët, do të pinë vetëm njëherë një gotë “Lëng Grapos”, në vend të pijes në shishe, kursimi në emetimin e CO2 është baras me vozitjen 63 herë rreth botës me makinë ose 5 fluturimeve deri në hënë.* Prandaj ia vlen që të zgjidhet gota.
Ju, po ashtu, e reduktoni gjurmën tuaj ekologjike
Çdo pronar restoranti që e përdor “konceptin e pijeve Grapos” kursen deri në 44% në emetimin e CO2 dhe 40% në energji për ftohjen e pijeve. Dyqanet dhe frigoriferët e ftohtë nuk janë të nevojshëm sepse njësia për mbushje e ftoh pijen drejtpërdrejt gjatë mbushjes. Në këtë mënyrë ju i shmangni investimet e kushtueshme në teknologjinë ftohëse si dhe në koston e lartë të energjisë.
Në të ardhmen, çdo kompani që e shfrytëzon konceptin Grapos që është miqësor ndaj klimës, lejohet që të informojë mysafirët e vet se me secilën pije, ata mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në ndryshimin e klimës. Kjo është e mirë për imazhin dhe shitjet – dhe sidomos për planetin tonë.
*Burimi: ecoinvent





Comments are closed.